Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese dhe të mesme drejtuese për pozicionin :
– Përgjegjës, Sektori i menaxhimit të aseteve dhe aksioneve të ndërmarrjeve, Drejtoria juridike, kategoria III-a
Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
-1 (një) specialist, Sektori i Menaxhimit të aseteve dhe aksioneve të ndërmarrjeve, Drejtoria Juridike, kategoria e pagës III-b
–1 (një) specialist, Sektori i Shërbimeve të Ndriçimit publik, Sinjalistikës, dekorit dhe punë të tjera publike, Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndjekjes së Investimeve të infrastrukturës kategoria e pagës III-b
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR