Kualifikime

Kualifikime

 

KURSE PROFESIONALE

Kurset profesionale konsiderohen kualifikime profesionale afat shkurtër që ofrohen nga Drejtoritë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik, (DROFPP) për kategori individësh të ndryshëm.

Drejtoritë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik ofrojnë, kurse profesionale në Nivel kombëtar dhe kurse profesionale në nivel qendre.

Nëse kurset profesionale të Nivelit kombëtar janë unike për të gjitha DROFPP kurset profesionale në nivel qendre, janë kurse specifike që ofrohen në funksion të kërkesave që ka biznesi lokal, etj.

Kurset në nivel Kombëtar ofrohen të unifikuara sipas Programeve të hartuara nga AKAFPK dhe të miratuara nga Ministri, ndërsa kurset në Nivel Qendre, zhvillohen sipas Programeve të hartuara nga specialistët e qendrës, në bashkëpunim me ato të biznesit përkatës.

Zakonisht Kurset Kombëtare janë kualifikime profesionale  jo më shumë se 2 vite, ndërsa ato në Nivel Qendre janë kurse për kualifikime të shkurtra, për procese te ndryshme teknologjike, për nevoja specifike të bizneseve lokale etj.

Në përfundim të kurseve të gjithë kursantët pajisen më certifikatë.

Për disa kategori, të papunësh (të regjistruar në zyrat e punësimit) dhe persona nga grupet nё nevojё, Kurset e formimit profesional në DROFPP ofrohen falas.

Nё grupet nё nevojё pёrfshihen:

  • Pjesёtarё tё komunitetit Rom;
  • Vajzat dhe gratё e trafikuara;
  • Personat qё kanё vuajtur dёnimet me burgim;
  • Jetimёt (sipas statusit);
  • Personat me aftёsi tё kufizuara;
  • Emigrantё tё kthyer me probleme ekonomike.

Regjistrimi i personave tё sipёr përmendur bёhet nёpёrmjet Zyrave tё punёsimit, bazuar nё dokumentacionin qё vёrteton statusin. Drejtoritё Rajonale tё Ofrimit të Formimit Profesional Publik mbajnё dokumentacionin vërtetues pёr çdo aplikant nё dosje tё veçantё.

Pёr personat e tjerё që duan të ndjekin kurset e formimit profesional tё ofruara nga DROFPP, tarifa e regjistrimit dhe tarifat e shёrbimeve tё tjera vendosen nga Bordi Drejtues i secilёs Drejtori Rajonale tё Ofrimit të Formimit Profesional Publik.