Shërbime Punësimi

Shërbime Punësimi

Shërbimet e Punësimit dhe Migracionit  ofrohen  si më poshtë:

I. Shërbimet e Punësimit

Shërbimet që ofron Agjencia Kombëtare E Punësimit dhe Aftësive janë shërbime publike që ofrohen nga Zyrat  e  Punësimit në të gjithë Republikën e Shqipërisë si për:

  • punëkërkuesit dhe
  • për punëdhënësit.

Shërbimet e punësimit ofrohen në bazë të Ligjit  Nr. 7995 datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”,  i ndryshuar me ligjin nr. 8444 21.1.1999,  ndryshuar me ligjin nr. 8862 datë 7.3.2002, si dhe me  ligjin nr 9570 date 3.7.2006, specifikisht sipas  nenit 6 dhe 6/1 , nenit 7 dhe 7/1 .

Shërbimet e Punësimit përfshijnë veprimtaritë e mëposhtme:

a)   Informim për vendet e lira të punës;

b)   Ndërmjetësim për punësim;

c)   Këshillim dhe orientim për punë dhe profesion.

Për më shumë lexo: Ligji i Nxitjes së Punësimit

“Punëkërkues” është çdo person i papunë, i disponushem për punësim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatëse të punësimit, përfshirë edhe personat, të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë një punë të re.

Shërbimet që ofrohen për punëkërkuesit janë:

  • Informacion dhe këshillim;
  • Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim;
  • Pjesëmarrje në një trajnim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës;
  • Shërbime ndërmjetësimi etj.

Sistemi online për punëkërkuesit:

  • Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pavarur një llogari në sistem;
  • Jep mundësinë  për të kërkuar  vende të lira pune;
  • Jep mundësinë e plotësimit të një CV në sistem sipas formatit online (model i ngjashëm me BE-në).

Shërbimet që ofrohen për punëdhëdhësit janë:

  • Japim informacion mbi tregun e punës;
  • Regjistrojmë dhe publikojmë vendet  e lira të punës;
  • Ofrojmë kandidatë të mundshëm për  rekrutim;
  • Japim informacion për programet e ndryshme të tregut të punës, si. psh, për programet e nxitjes së punësimit, të formimit dhe arsimit profesional etj.

Sistemi online për punëdhëdhësit:

  • Jep mundësinë  që të krijojnë në mënyrë të pavarur një llogari në sistem;
  • Të publikojë një vend të lirë pune;
  • Të kërkojë për punëkërkues të përshtatshëm si dhe t’i dërgojë ftesë një punëkërkuesi.

 

 

II. Shërbimet e  Migracionit

Shërbimet e migracionit   ofrohen në dy drejtime kryesore:

1 . Në fushën e Imigrimit

Zbatohet Ligji 108/2013 datë 28.03.02013 “Për të Huajt”, i  cili rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, punësimit, trajtimit dhe të daljes së të huajve  nga Republika e Shqipërisë.

Subjekt i këtij Ligji janë të gjithë shtetasit e huaj që synojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kanë si qëllim transitimin, punësimin, studimin apo ripranimin. Këta të huaj trajtohen në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore  si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Lexo më shumë Ligj 108, 28.3.2013 Për të huajt

Në zbatim të Ligjit janë miratuar  VKM me Nr .66 deri VKM Nr. 70, VKM Nr.74 deri VKM Nr. 85 date 12/02/2014 “Për procedurat e pajisjes, refuzimit, ripërtëritjen dhe anullimin e Lejes së Punës “ sipas tipeve dhe dokumentacionit të përcaktuar në keto Vendime .

Lexo më shumë përmbledhje_VKM-të_në_mbështetje_të_ligjit_për_të_huajt_108-2013

Sipas  dispozitave ligjore në fuqi, shërbimet ofrojnë mundësinë e pajisjes së të huajit me:

a)   Vërtetimin e Deklarimit për Punësim, për shtetasit e BE-së, dhe zonës Shengen, ose të SHBA 

Lexo më shumë Vërtetime vetëpunësimi

b)   Leje pune  të Tipit “A” për Punëmarrës, të Tipit “B”  për veprimtari të pavarur ekonomike, të Tipit “C” për raste të veçanta, të tipit “D” leje e përhershme pune.

FORMULAR APLIKIMI PËR VËRTETIM DEKLARIMI PËR PUNËSIM PËR SHTETASIT E HUAJ

FORMULAR APLIKIMI PËR LËSHIMIN E LEJES SË PUNËS PËR NJË TË HUAJ
2. Në fushën e Emigrimit

Zbatohet Ligji Nr.9668, datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve Shqipëtarë për motive punësimi”, i ndryshuar me Ligjin 10 389, datë 03.03.2011, si dhe Strategjia  për Riintegrimin e Shtetasve Shqipëtarë të Kthyer 2010-2015 dhe Plani i saj i veprimit si  pjesë e politikave kombëtare për migracionin.

Qëllimi është sigurimi i një kthimi të qëndrueshëm për emigrantët përmes mbështetjes së proçesit të riintegrimit pavarësisht formës së kthimit. Ngritja dhe funksionimi i rrjetit të sporteleve të Migracionit është pjesë e rëndësishme e mekanizmit të mbështetjes për riintegrim, në kuadër të së cilës gjen zbatim edhe Urdhëri Nr.84, datë 06.06.2011 “Për formën, përmbajtjen e “Regjistrit për Emigrantët”.