Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- 1 Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b
- 1 Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b
- 1 Specialist në Sektorin e Përfaqësimit dhe Raportimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike – Kategoria III-b
- 1 Specialist në Sektorin e Studimeve Juridike dhe Analizës Ligjore, në Drejtorinë e Analizës Ligjore dhe Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike – Kategoria III-b
- 3 Specialistë në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b
- PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR Shpallje_vende_vakante_ILD