Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Planit të Pranimeve në Shërbimin Civile të vitit 2023, miratuar me Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr. 109, datë 31.01.2023, me numrin e pozicioneve të kategorisë ekzkutive, te ulët dhe të mesme drejtuese të cilat do të jenë të hapura për konkurim dhe për pranim nga jashtë shërbimit civil”, i ndryshuar , shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:
- Drejtor në Drejtorinë e Arsimit, Rinise dhe Sportit. Kategoria e pagës II- b.
- Drejtor në Drejtorinë e Integrimit ne BE dhe Projekteve te Huaja. Kategoria e pagës II- b.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Institucioni Bashkia Kamez shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:
- Specialist Projektesh ne drejtorine e Projekteve dhe Investimeve. Me Kategori page III-a/ IV-b
- Specialist prane sektorit te Strehimit, drejtoria Emergjencave Civile dhe Strehimit . Me Kategori page III-a/ IV-b
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR