Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, të Kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
· 1 (një) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b ( e barazvlefshme me klasën IV-1).
· 1 (një) Specialist Prokurime në Sektorin e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b (e barazvlefshme me klasën IV-1).
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, të Kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
· 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b ( e barazvlefshme me klasën IV-1).
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
· Marjeta Gjelaj
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 24.11.2023, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.