Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbim civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionet:
· 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Kategoria III-b ( e barazvlefshme me klasën IV-1).
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
1. Dezdimona Sela
2. Sara Grori
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 24.10.2023, ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 24.10.2023, ora 13:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.