Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, bashkëlidhur, do të gjeni, për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimet për pozicionet si më poshtë:
- 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll), në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.