Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 13, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, në përfundim të afatit për dorëzim dokumentacioni, sipas shpalljes për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Klasa-II-1.
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim
- 1 (një) Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Klasa-II-1.
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.