ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbim civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është: 1. Jola Metolli

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.04.2024 ora 10:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 03.04.2024, ora 13:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.

 

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është: 1. Pavli Treska

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.04.2024 ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 03.04.2024, ora 12:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.