Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, të Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është: Pavli Treska
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.04.2024 ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 03.04.2024, ora 12:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është: Jola Metolli
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 03.04.2024 ora 10:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 03.04.2024, ora 13:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.