ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 16, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – klasa II-1.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është: Boriana Nikolla

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 13.03.2024, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, kati 3, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim njofton se, për pozicionin:

  •  1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.

 

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim