ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Hartimit të Akteve dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1. Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa IV-1.  Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.