Zyra e Inspektorit të Lartë Drejtësisë Verifikim paraprak

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në
përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

– 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-a

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
– Ariana Spahiu
– Argen Sako

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 28.10.2020, ora 14:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 28.10.2020, ora 15:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi“Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.