Shpallje vëndi vakant: 1 (një) vend vakant “Nëpunës informacioni”
Klasa –II, Kreu I/1 (VKM nr.234, datë 20.4.2022)
- Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin, si më sipër është: mban çelsat e institucionit, kujdeset për hapjen dhe mbylljen e institucionit, komunikon në hyrje me publikun, përcjell informacionin dhe telefonatat në sektorët përkatës, regjistron në regjistrat përkatës personat hyrës-dalës në institucion.
- Kriteret për aplikim:
– Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë i/e aftë për punë;
– Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;
-Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës;
- Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:
- Kërkesë për pozicionin që po aplikohet;
- Jetëshkrimi;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Dëshmi penaliteti;
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
- Mënyra dhe afatet e dorëzimit: Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin në protokollin e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 15.7.2022
- Mënyra e përzgjedhjes: Kanditatët e interesuar, të cilët kanë paraqitur dokumentacionin konform pikës 3 të shpalljes, do të njoftohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.