Shkolla e Magjistraturës – SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” për konkursin “1(një) vend vakant për pozicionin Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”, njoftojmë si më poshtë:

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 3.10.2019, është: z.Doris Qirjako. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kiandidati i plotëson kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:

 

  1. Z.Doris Qirjako

 

Për sa më sipër, njoftojmë se:

 

– Vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 28.10.2019, ora 11.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

– Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 28.10.2019, ora 13.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.