Shkolla e Magjistraturës – SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; nenit 25 të kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”; si dhe kreut VII, “Lëvizja paralele.” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “

  • 1 (një) vend vakant për pozicionin Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, si më poshtë:

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, kandidaturat e paraqitura brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 3.10.2019, janë:

  • Znj.Alma Zili
  • Znj.Jonida Dragoti

Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2(dy) kandidatura të vlefshme.

Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në mjediset e Shkollës së Magjistraturës në dt.18.10.2019, ora 10.00.

 

  • 1(një) vend vakant për pozicionin “Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori : Pa kandidatë.