Në zbatim të nenit 25, Kreu V, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist arkiv protokolli/ Sekretar drejtori”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist arkiv protokolli/ Sekretar drejtori”, pranë Shkollës së Magjistraturës, kandidaturat e paraqitura brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 6.11.2019, janë:
- znj.Alma Zili dhe znj.Kleona Bahja.
Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja znj.Alma Zili i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1(një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
- Alma Zili
Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në mjediset e Shkollës së Magjistraturës në dt.26.11.2019, ora 11.00.