Në zbatim të Ligjit nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, të Ligjit 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat“, i ndryshuar, të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodit të Punës“, i ndryshuar, të VKM nr. 554, datё 31.07.2019 “Pёr krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” si edhe të VKM nr. 4, dt.19.06.2017 “Për miratimin e rregullores se njësuar të punës me dokumentet në Autoritetet publike në Republikën e Shqipërisë”, të Normave Tekniko-Profesionale dhe Metodologjisë së Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë, kërkon të kontraktojë një ekspert të jashtëm të fushës së arkivistikës për 10 ditë pune;
-me përvojë punë mbi 10 vjet,
-të ketë mundësisht master profesional në degën arkivistikë;
-të ketë eksperiencë në perpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve;
-të njohë dhe zbatojë bazën ligjore si më sipër;
me kontratë shërbimi me kohë të pjesshme (orë pune), me qëllimin që të asistojë Arkivë –protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit me rol ekspertizo-këshillimues për perpunimin tekniko-ligjor të arkivës së Institucionit. Me ekspertin e jashtëm do të lidhet një akt marrëveshje e cila do të parashikojë të drejtat dhe detyrimet e palëve.
Eksperti do të dorëzojë pranë Shërbimit Kombëtar të Punesimit të gjithë dokumentacionin justifikues që ai zotëron në funksion të objektit të punës së tij, si diplomë, liçencë, libreze pune, etj, origjinale ose fotokopje e noterizua.
Aplikimi është i vlefshëm deri në datën 02.12.2019.