QENDRA KOMBËTARE PRITËSE PËR AZILKËRKUESIT – VENDE TE LIRA PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Në mbështetje të: ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë” si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;  të VKM-së nr. 332, datë 04.05.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit”; Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit (QKPA) shpall 1 (një) vend vakant si vijon:

 

  • Specialist (Psikolog) – kategoria e pagës IV-b.               

           

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Psikologu realizon vlerësime psikologjike, të azilkërkuesve, pasuron dosjen me raporte psikologjike dhe u vjen në ndihmë me rekomanime përkatëse. Psikologu duhet të jetë i pranishëm në pjesën më të madhe të kohës me azilkërkuesit për të parë dhe vëzhguar sjelljet e tyre brenda Qendrës. Kjo e ndihmon atë që të parandalojë incidente të mëvonshme dhe menaxhon situatën më lehtë.

DETYRAT KRYESORE

  1. Krijon mjedisin për organizimin e aktiviteteve krijuese, njohëse, argëtuese dhe sportive për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.
  2. Merr masa për parandalimin, menaxhimin dhe këshillimin në rastet e incidenteve dhe të konflikteve ndërmjet azilkërkuesve
  3. Realizon raporte vlerësimi psikologjike dhe psikosociale.
  4. Identifikon dhe raporton tek strukturat eprore përkatëse, rastet e dhunës, konflikteve, të identifikuara gjatë zhvillimit të seancave psikologjike, duke patur në fokus të veçantë rastet në të cilat përfshihen, gra, dhe fëmijë të mitur.
  5. Organizon takime me komunitetin azilkërkues për të ndjekur dhe identifikuar probleme të ndryshme dhe për të ofruar zgjidhje efikase dhe të pranueshme me pjesëmarrjen e komunitetit.
  6. Identifikon aftësitë profesionale brenda komunitetit, aktivizon fëmijët në veprimtari të ndryshme edukativo-sportive, siguron pjesëmarrjen në veprimtari të ndryshme sociale, identifikon grupet vulnerabël dhe planifikon së bashku mënyrat për kapërcimin e situatës.
  7. Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

 

Arsimi:  Të ketë perfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin e Shkencave Sociale; Master Shkencor/Profesional. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: Njohuri të gjera brenda fushës profesionale; njohuri të mira të procedurave administrative; aftësi analitike dhe planifikim të pavarur nisur nga detyrat e pozicionit të punës; aftësi për të respektuar afatet dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja; njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi.

Përvoja:  Të ketë 1 vit përvojë pune.

Licensë Profesionale:   Të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut dhe i pajisur me Licensën e Psikologut.

Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim
  3. Fotokopje të diplomës Master Shkencor / Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Vërtetim nga institucioni/punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

 

Ky njoftim do të shpallet në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Brendshme, brenda datës 10.03.2020.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 25.03.2020, nëpërmjet: postës zyrtare/ dorëzimit në protokollin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, me adresë Rr. “Myslym Keta”, Babrru, Tiranë.

 

Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hocbrenda datës 31.03.2020 si dhe njoftimi i kandidatëve të suksesshëm brenda datës 06.04.2020.