QËNDRA EKONOMIKE E ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT TË FËMIJËVE – Vënd i lirë pune

QËNDRA EKONOMIKE E ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT TË FËMIJËVE

Ju informojmë se, në Qëndrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhërin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit nr. 17381, datë 06.06.2016 “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve”, njësi në varësi të Bashkisë Tiranësi, si dhe Vendimit Nr. 5241/1, datë 18.02.2019 “Për miratimin dhe strukturën e organikës së Qendrës Ekonomike për Zhvillim dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, shpallet vend i lirë i punës për 1 (një) Specialist I, finance.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Specialist I finance, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë ekonomik (Bachelor + Master i Shkencave/Profesional).

-Të ketë eksperience pune të mëparshme

 

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 28.03.2019.

* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al