Politikat e privatësisë dhe Rregullorja e faqes

Kushtet e përdorimit

Me hyrjen në këtë faqe, Ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar këto kushte:

  • Kjo është faqja zytare www.shkp.gov.al  ku Shërbimi Kombëtar i Punësimit siguron çdo përdorues se të dhënave që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj i siguron me sistemin e sigurisë më të lartë.
  • Njëkohësisht SHKP  është e përkushtuar të zbatojë me rigorozitet të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887, dt. 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në plotësim”.
  • Përdorimi i nënshtrohet dispozitave të legjislacionit të brendshëm, dispozitave të së drejtës europiane dhe dispozitave përkatëse ndërkombëtare, që interpretohen në përputhje me rregullat e mirëbesimit, moralit dhe qëllimit ekonomik dhe social të drejtë.
  • Nëse ndonjë dispozitë gjykohet të jetë në kundërshtim me ligjin e si rrjedhim e pavlefshme, automatikisht quhet e shfuqizuar, por ky fakt në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojë vlefshmërinë e kushteve të tjera.