SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
472-Pergjegjes Sektori – Sektori i Asisitences Ligjore dhe Legjislacionit, Drejtoria juridike, Drejtoria e Pergjithshme Juridike e Aseteve dhe Licensimit, Bashkia Tirane, – Kategoria: III-a
Në zbatim të Nenit 26, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë për pozicionin:
472- Pergjegjes Sektori – Sektori i Asisitences Ligjore dhe Legjislacionit, Drejtoria juridike, Drejtoria e Pergjithshme Juridike e Aseteve dhe Licensimit, Bashkia Tirane, – Kategoria: III-a
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.
PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
28/9/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
NGRITJE NË DETYRË
3/10/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
3/10/2019
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Koordinon dhe jep rekomandime për zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve që parashtrohen në rrugë administrative, për çështje me natyrë ligjore dhe juridike;
• Koordinon punën për asistencën, mbështetjen dhe dhënien e konsulencës së nevojshme ligjore mbi çështjet që kërkohen për t’u trajtuar nga Kryetari i Bashkisë, (vendime, urdhëra, urdhëresa,
rregullore,) në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave të të gjitha strukturave të Bashkisë;
• Mbikqyr dhe koordinon veprimtarinë administrative për hartimin e propozimeve për lehtësimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor të qeverisjes vendore, në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me
atë të BE-së;
• Harton plane pune dhe plane veprimi në lidhje me sigurimin e asistencës ligjore dhe juridike mbi aktet ligjore dhe nënligjore, në lidhje me informimin, njohjen më të mirë, kuptimin, ndryshimet e
legjislacionit në fuqi nga strukturat e Bashkisë së Tiranës;
• Siguron një sistem të shëndoshë të kontrollit të brendshëm për administrimin teknik të informacionit mbi bazën ligjore dhe nënligjore në nivel qëndror dhe vendor, si dhe të raporteve periodike sipas
kërkesave të eprorit, për informacionin dhe të dhëna që ka në administrim duke iu përmbajtur objektivave dhe afateve të caktuara;
• Siguron zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimt të informacionit duke e vlerësuar atë (dokumentacionit/shkresës zyrtare) që merr, për të vendosur prioritet e duhura, në mënyrë që çështjet
të mund të indentifikohen në kohë dhe të kenë përgjigjen /zgjidhjen brenda afatit të caktuar;
• Siguron dhe monitoron përgatitjen e materialeve, raporteve të duhura informuese për sektorin, në lidhje me përditësimin e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe për relacionet dhe projekt-vendimet që i
propozohen për miratim të këshillit Bashkiak;
1
LEVIZJE PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
b- Te kete eksperience pune 1 vit
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 28/9/2019
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 30/9/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”;
b- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
d- “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar;
e- Ligji 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).
2
NGRITJA NE DETYRE
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 3/10/2019
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
b- Te kete eksperience pune 1 vit
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 3/10/2019
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 13/10/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”;
b- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
d- “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar;
e- Ligji 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 13/10/2019.
3
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 3/10/2019
3.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
b- Te kete eksperience pune 1 vit
3.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 3/10/2019
3.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 13/10/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
3.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”;
b- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
d- “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar;
e- Ligji 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë
3.6