Njoftim “Për shpërndarjen e fondeve e pjesëmarrësve për programet e Nxitjes së Punësimit, fazën pilot të Garancisë Rinore dhe programit të Kodimit për Zyrat e Punësimit për vitin 2024” dhe hapjes së aplikimeve për vitin buxhetor 2024

Në zbatim të Ligjit Nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”, paketës ligjore për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, Programit të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për kërkesë për pjesëmarrje në programet e nxitjes së punësimit, me fondet e akorduara nga Buxheti i shtetit për vitin 2024 për programet si me poshtë:

  • VKM Nr.17, datë 15.01.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale” i ndryshuar; kërkesa për pjesmarrje do të bëhet
  • VKM Nr.348, datë 29.04.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit” i ndryshuar, (njoftimi për kërkesë për pjesmarrje në këtë program do të bëhet me shpallje të thirrjes në zbatim të VKM-së);
  • VKM Nr. 535, datë 08.07.2020, “Për procedurat kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të Punëve Publike në Komunitet” i ndryshuar;
  • VKM 264, datë 27.04.2023 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe rregullave për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit, sipas skemës së garancisë rinore nëpërmjet të nxënit në vendin e punës”; (njoftimi për aplikim në këtë program do të bëhet me njoftim në zbatim të VKM-së);
  • VKM Nr. 646, datë 05.10.2022 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të formimit profesional nëpërmjet mbështetjes financiare të ofruar, sipas procedurave të konkurrimit, për kurset e formimit profesional të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private”.

Mbështetur në miratimin e “shpërndarjes së fondeve e pjesëmarrësve për programet e Nxitjes së Punësimit, fazën pilot të garancisë rinore dhe programit të Kodimit për Zyrat e Punësimit për vitin 2024”, të përgatitur nga AKPA dhe miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

  1. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP :
  • Shpërndarjes së fondeve e pjesëmarrësve për programet e nxitjes së punësimit për vitin 2024, të propozuar nga AKPA.
  • Shpërndarjes së fondeve e pjesëmarrësve për programet e nxitjes së punësimit për fazën pilot të Garancisë Rinore për vitin 2024.
  • Shpërrndarja e fondeve dhe pjesëmarrësve në programin e Kodimit për vitin 2024.
  1. Njofton hapjen e kërkesës për pjesëmarrje për të gjithë punëdhënësit e interesuar.

Kërkesa për pjesëmarrje nga punëdhënësi për programet e nxitjes së punësimit sipas VKM Nr.17, datë 15.01.2020, do të bëhet online në portalin e-albania.

III. Njoftim për shpalljen e kërkesës për pjesëmarrje sipas VKM-së Nr.535, datë 08.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të punëve publike në komunitet”, kërkesa për pjesëmarrje do të bëhen në portalin https://puna.gov.al/profili/punedhenes/punaKomunitet

 

Afati për përfshirje në programe për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data e publikimit të Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.

 

Lexo më shumë:

– Shpërndarja e Fondit dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punëimit për vitin 2024

– Shpërndarjes së fondeve e pjesëmarrësve për programet e nxitjes së punësimit për fazën pilot të  Garancisë  Rinore për vitin 2024

– Shpërndarja e fondeve dhe pjesëmarrësve në programin e Kodimit për vitin 2024

– Termat e referencës për “Programin e Punëve Publike në Komunitet”