NJOFTIM
Në zbatim të VKM-së Nr.535, datë 08.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të punëve publike në komunitet”, Kreu V, “Rregullat dhe procedurat për zbatimin”, pika 1 dhe 2 “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive pas miratimit nga MFE, të “Shpërndarjes së fondeve dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022“ me shkresë nr.485/1 prot, datë 06.04.2022, nëpërmjet strukturave të saj, publikon informacionin e nevojshëm në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe me platforma të tjera” dhe pika 2 “Në fillim të çdo shpalljeje për aplikim, AKPA harton dhe publikon termat e referencës, së bashku me kriteret e aplikimit dhe të vlerësimit sipas këtij vendimi, fushat dhe vlerat e financimit, si dhe afatet dhe procedurën e aplikimit. AKPA në varësi të programit që do të financohet, përcakton dhe miraton kriteret e veçanta të cilat përfshihen në dokumentat e konkurimit dhe shpallen publikisht”. AKPA njofton Shpalljen për Aplikim në Programin e Punëve Publike në Komunitet sipas Kreut III “Kriteret e Aplikimit”, pika 4, Punëdhënësit , të regjistruar në zyrën e punës, me të drejtë përfitimi në këtë program janë:- organizata jofitim prurëse:
- organizata të shoqërisë civile;
- biznese sociale/ sipërmarrje sociale/ ndërrmarrje sociale;
- institucione publike.