Ndihmës laborante te “Cement Factory”

Remilda pasi përfundoi studimet Bachelor në degën Teknologji Automobilash, si çdo i ri pas përpjekjeve individuale për të gjetur punë, j’u drejtua Zyrës së Punësimit Krujë, me besimin se do të ishte rruga e duhur që do e dërgonte drejt një punësimi të suksesshëm.
Falë bashkëpunimit me subjektin “Cement Factory”, Remilda arriti të punësohej si ndihmës laborante në këtë kompani.
Duke i uruar suksese Remildës, falënderojmë “Cement Factory” për besimin që tregon ndaj kandidatëve tanë dhe gjithashtu, ftojmë çdo punëkërkues të drejtohet pranë Zyrës së Punësimit Krujë, pasi mundësi konkrete punësimi j’u presin.