Njoftim për kandidatin fitues të konkursit
- “Sekretar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pika 22, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” emrin e kandidatit fitues, të konkursit “sekretar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare.
Komisioni i Brendshëm me vendimin nr 3940/4 datë 25.11.2019 përzgjodhi kandidatin fitues:
Z.Elvi Prifti me 80 pikë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist i marrëdhënieve shumëpalëshe” në Shërbimin e marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë.
Për konkursin e shpallur për pozicionin :
- ““Specialist i marrëdhënieve shumëpalëshe” në Shërbimin e marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë., nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 18.11.2019, është znj. Sonida Zaimi.
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstatoi se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Konkurimi do të zhvillohet në datën 11.12.2019. ora 10.00 në mjediset e Kuvendit.