KUVENDI – SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 12 dhe 13, po ju përcjellim emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “këshilltar” në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin

Për konkursin e shpallur për pozicionin ;

  • “Këshilltar” në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin

 

Nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 14.02.2020 është :

  1. znj.Dea Dragoti.

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën 09 mars 2020, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.