Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ( i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, pika 9, po ju përcjellim listën e kandidatëve që do të vazhdojë konkurrimin për pozicionin, “specialist”, në Shërbimin e Edukimit Qytetar.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”, për pozicionin “specialist”, në Shërbimin e Edukimit Qytetar për konkursin e datës 03.03.2023 është si më poshtë vijon:
1. Znj. Elsa Dragoti
2. Z. Irakli Pina
3. Znj. Odeta Shkreta
4. Znj. Viola Beti
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në Detyrë” pika 22, 23, për konkursin në pozicionin “shef sektori” në Shërbimin e Edukimit Qytetar me procedurën “Ngritja në Detyrë” po ju përcjellim emrin e kandidates që do të vazhdojë konkurimin për këtë pozicion.
Kandidatia që do të vazhdojë konkurimin me procedurën, “Ngritja në Detyrë” për pozicionin,“shef sektori” në Shërbimin e Edukimit Qytetar, për konkursin e datës 03.03.2023 është si më poshtë vijon:
1. Znj. Migena Dushku