Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 (i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pikave 8 dhe 9, po ju përcjellim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurimin me procedurën “Lëvizja Paralele” për konkursin e shpallur për pozicionin, “specialist”, në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë.
Kandidati që do të vazhdojë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele” për konkursin e shpallur për pozicionin, “specialist”, në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë është si më poshtë:
1. Z. Bojan Goxheri