KUVENDI
Njoftim për kandidatin fitues për pozicionin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”, në Sektorin e Protokollit.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 pika 5 dhe nenit 23, pika 1 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut III “ Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel ekzekutiv” pika 3 dhe Kreut IV “ Konkurimi”, pika 12, 14 dhe pika 22, në përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me gojë dhe periudhës ankimore, për konkursin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”, në Sektorin e Protokollit shpalli kandidatin fitues si më poshtë:
- Endrit LLESHI me 80 pikë.