Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”,VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, për konkursin në
pozicionin koordinator në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare brenda afateve të përcaktuara
në njoftimin e datës 22.05.2024, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”
Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, Komiteti i Pranimit
për Lëvizjen Paralele konkursin në
- Pozicionin këshilltar në Shërbimin e Komisioneve
Parlamentare, e mbylli procedurën e “Lëvizja paralele” pa kandidatë fitues, pasi znj. Aurela Bicja,
kandidatja e kualifikuar për të vazhduar konkurrimin nuk u paraqit ditën e konkursit, datë
29.05.2024.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.
- Po ju përcjellim emrin e kandidates
fituese për konkursin në pozicionin specialiste për çështjet gjinore në Shërbimin e Komisioneve
Parlamentare, si më poshtë vijon:
1. Znj. Marjeta Gjelaj me 75 pikë.
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 26, VKM-së me nr.242,
datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
kreut III “Ngritja në Detyrë”, pika 33, po ju përcjellim emrin e kandidates fituese të konkursit për
pozicionin këshilltar në Shërbimin e Protokollit pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë si
më poshtë vijon:
1. Znj. Blerta Lulaj me 87 pike
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut ,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015 “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, kreut
III , “ Ngritja në detyrë” pikat 22 dhe 23, si dhe vendimit të Byrosë nr.70, datë 03.04.2024, “Për
hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për
kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, për konkursin në pozicionin këshlltar në
Shërbimin e Komisioneve Parlamentare me procedurën “Ngritja në detyrë”, po ju përcjellim emrin
e kandidates që do të vazhdojë konkurrimin për këtë pozicion.
Kandidatja që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Ngritja në detyrë” për pozicionin,
këshilltar në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare, për konkursin e datës 14.06.2024, është si
më poshtë vijon:
1. Znj. Ilva Valle