Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, pika 7, shkronja “a”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242,
datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”,
kreut II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori”, pikave 20, 21, 22 dhe 25, po ju përcjellim
emrin e kandidatit fitues për konkursin në pozicionin këshilltar, në Sekretariatin Teknik të
Komisionit për Çështjet Evropiane, pranë Shërbimit të Integrimit Evropian.
- Këshilltar, në Sekretariatin Teknik të
Komisionit për Çështjet Evropiane, pranë Shërbimit të Integrimit Evropian.
1. Z. Altin Fuga me 92 pikë
Njoftim për përfundimin e procedurës “Lëvizja paralele”, për konkursin në pozicionin
këshilltar, në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian
- Këshilltar në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, pranë Shërbimit të Integrimit
Evropian, e mbylli procedurën e lëvizjes paralele pa kandidatë fitues, pasi z. Altin Fuga, kandidati
i kualifikuar për të vazhduar konkurimin nuk u paraqit ditën e konkursit, datë 18.03.2024.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”