Kuvendi i Shqipërisë, Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, vendimit të Byrosë nr.52 “për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën e Administratës së Kuvendit” datë 26.06.2023, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, për konkursin, në pozicionin, “Këshilltar”, në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet Europiane, pranë Shërbimit të Integrimit Europian me procedurën “Ngritja në Detyrë” po ju përcjellim emrin e kandidates që do të vazhdojë konkurrimin.

 

Kandidatia që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në Detyrë” për pozicionin,“Këshilltar”, në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet Europiane, pranë Shërbimit të Integrimit Europian është si më poshtë:

 

1. Znj. Klaudia Beqari