Kuvendi i Shqipërisë – “Shef sektori”, në Sektorin e Medias dhe Internetit, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun

NJOFTIM PËR VEND PUNE

  1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në poziconin “shef sektori”, në Sektorin e Medias dhe Internetit, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun.

Kategoria e pagës III A

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të sigurojë informimin në kohë dhe me transparencë të mediave dhe publikut mbi të gjithë aktivitetin parlamentar, duke realizuar objektivat, detyrat dhe kompetencat e tij në mënyrë  të pavarur, profesionale dhe të paanshme.
  • Të sigurojë informimin në kohë dhe me transparencë të mediave dhe publikut mbi të gjithë aktivitetin parlamentar nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, duke realizuar objektivat, detyrat dhe kompetencat e tij në mënyrë  të pavarur, profesionale, në kohë  dhe të paanshme.
  • Të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u krijuar kushte normale pune mediave nëpërmjet akreditimit periodik të tyre dhe menaxhimit të tyre në mjediset e Kuvendit për  dhënien në kohë të informacionit të kërkuar.
  • Të japë kontributin e vet për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të Kuvendit dhe të rritjes së transparencës mbi  veprimtarinë parlamentare.
  • Të organizojë  punën e sektorit në funksion të pasqyrimit të veprimtarisë së    Kuvendit,  komisioneve parlamentare, seancave plenare dhe aktiviteteve të ndryshme parlamentare, për të cilat përgatit informacion ditor.
  • Të kontrollojë vazhdimisht përditësimin e informacionit që hidhet në faqen e internetit dhe të  njoftojë eprorët kur vëren pasaktësi ose mungesë informacioni.
  • Të organizojë dhe menaxhojë  konferencat për  shtyp të Kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të   Kuvendit, si dhe të të gjithë deputetëve që kërkojnë një gjë të tillë në ambientet e institucionit.
  • Të përgatisë dhe seleksionojë  informacionin që hidhet në mënyrë të  vazhdueshme në faqen e internetit nga veprimtaria e Kuvendit.
  • Të bëjë  akreditimin e mediave në Kuvend, duke zbatuar rregullat e akreditimit të gazetarëve dhe të bëjë orientimin e  massmediave në strukturat e Kuvendit.
  • Të ndjekë çdo ditë shtypin e ditës dhe median në tërësi dhe për çdo gjë të informojë në kohë drejtorin e drejtorisë dhe në mungesë të tij drejtorin e përgjithshëm.
  • Të informojë eprorët mbi aktivitetin mediatik të deputetëve në ambientet e Kuvendit, si dhe të bëjë koordinimin e tyre. Të përgatisë informacion për eprorët  rreth problemeve që lidhen me shtypin. Të formulojë sipas porosive të drejtuesve të Kuvendit qëndrimin përkatës rreth dizinformimeve të medias së shkruar dhe asaj vizive ndaj veprimtarisë së Kuvendit. Të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të mediave dhe gazetarët e akredituar në Kuvend në të favor të krijimit të një klime sa më të mirë bashkëpunimi. Të bashkërendojë punën me personat përgjegjës për dorëzimin në sektorin e tij në kohë, me cilësi dhe të sigluar të njoftimeve, informacioneve, procesverbaleve të përmbledhura të seancave dhe të komisioneve, që sipas Rregullores (neni 54, pika 1) do të publikohen në internet ose që do t’u jepen mediave.
  • Të organizojë punën për përgatitjen e buletineve informative mbi veprimtaritë e Kuvendit, të komisioneve parlamentare dhe të Kryetarit të Kuvendit.
  • Të organizojë punën në sektor, të ndjekë zbatimin e detyrave të dhëna dhe të kërkojë disiplinë në punë.
  • Të informojë vazhdimisht drejtorin e drejtorisë dhe të konfirmojë  prej  tij organizimin e konferencave të shtypit, informacionin që përgatitet për faqen e internetit, si dhe problematikën e plotë të akreditimit të gazetarëve në Kuvend.
  • Te siguroje nen orientimin e Drejtorit te Marrëdhënieve me Publikun, menaxhimin e përfaqësuesve te medias se shtypur dhe te shkruar, gjate zhvillimit te seancave plenare te Kuvendit, duke garantuar transmetim te informacionit nga këta përfaqësues, vetëm gjate kohës qe Kuvendi eshte ne punime ne seance (pra mbylljen e transmetimit gjate periudhës së pushimit/pezullimit te Kuvendit).
  • Të paraqesë çdo fund tremujori te drejtori i drejtorisë relacion për ecurinë e punëve e veprimtarisë së sektorit, problematikën e vërejtur, si dhe  strategjinë e punës për periudhat në vazhdim.
  • Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit nën varësinë e tij administrative, në përshtatje me mundësitë e institucionit dhe të kërkojë prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve dhe shtetasve.
  • Të bashkëpunojë me drejtuesit e njësive të tjera organizative për kryerjen e detyrave dhe mbarëvajtjen e punës sa më normale të Kuvendit.
  • Të propozojë fillimin e procedurave  për masa disiplinore për punonjësit në varësinë e tij administrative, në rast se konstaton shkelje ligjshmërie ose moszbatim të përsëritur të detyrave të dhëna. Propozimi i dërgohet  menjëherë drejtorit të  drejtorisë, i cili vendos në lidhje me masën disiplinore.
  • Të ngarkojë edhe me detyra të tjera nëpunësit që janë vartës të tij (në përputhje me profilin e punës së tyre), në rast se kjo është një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e punës.
  • Të hartojë në fillim të çdo viti planin e lejeve për vartësit e tij dhe t’ia paraqesë për miratim drejtorit të drejtorisë. Si rregull leja bëhet në periudhën kur Kuvendi nuk është i mbledhur në sesion.
  • Të marrë leje nga drejtori i drejtorisë për çdo largim jashtë mjediseve të Kuvendit ose vendit të punës gjatë orarit zyrtar. Për largimet jashtë qytetit jashtë orarit të punës vë në dijeni drejtorin e drejtorisë.
  • Të paraqesë propozimet e tij në çdo fund viti në drejtori  në lidhje me  vlerësimin për rezultatet në punë të vartësve të tij dhe objektivat e tyre për vitin pasardhës.
  • Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i   shërbimit.

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e ulët drejtuese;
  2. të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  1. c)ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Të ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në gjuhë të huaja/ shkenca shoqërore/ gazetetari me shkëputje nga puna;
  • Të ketë mbi  5-vjet eksperiencë në punë
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative si dhe profesionale në përgatitjen e informacioneve dhe qëndrimeve për shtyp.
  • Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike.
  • Të ketë aftësi  të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe  formularin gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2019.

  1. d)Afati i dorëzimit të dokumentave është data09.2019 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.
  2. dh)Në datën 16.09.2019do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Në datën 23.09.2019do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 25.09.2019  në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

  1. f)Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. g)Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
  3. gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 25.09.2019

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. i)Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet,në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 09.2019 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “shef sektori”, në Sektorin e Medias, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun.. Kategoria e pagës III A

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të sigurojë informimin në kohë dhe me transparencë të mediave dhe publikut mbi të gjithë aktivitetin parlamentar, duke realizuar objektivat, detyrat dhe kompetencat e tij në mënyrë  të pavarur, profesionale dhe të paanshme.
  • Të sigurojë informimin në kohë dhe me transparencë të mediave dhe publikut mbi të gjithë aktivitetin parlamentar nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, duke realizuar objektivat, detyrat dhe kompetencat e tij në mënyrë  të pavarur, profesionale, në kohë  dhe të paanshme.
  • Të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u krijuar kushte normale pune mediave nëpërmjet akreditimit periodik të tyre dhe menaxhimit të tyre në mjediset e Kuvendit për  dhënien në kohë të informacionit të kërkuar.
  • Të japë kontributin e vet për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të Kuvendit dhe të rritjes së transparencës mbi  veprimtarinë parlamentare.
  • Të organizojë  punën e sektorit në funksion të pasqyrimit të veprimtarisë së    Kuvendit,  komisioneve parlamentare, seancave plenare dhe aktiviteteve të ndryshme parlamentare, për të cilat përgatit informacion ditor.
  • Të kontrollojë vazhdimisht përditësimin e informacionit që hidhet në faqen e internetit dhe të  njoftojë eprorët kur vëren pasaktësi ose mungesë informacioni.
  • Të organizojë dhe menaxhojë  konferencat për  shtyp të Kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të   Kuvendit, si dhe të të gjithë deputetëve që kërkojnë një gjë të tillë në ambientet e institucionit.
  • Të përgatisë dhe seleksionojë  informacionin që hidhet në mënyrë të  vazhdueshme në faqen e internetit nga veprimtaria e Kuvendit.
  • Të bëjë  akreditimin e mediave në Kuvend, duke zbatuar rregullat e akreditimit të gazetarëve dhe të bëjë orientimin e  massmediave në strukturat e Kuvendit.
  • Të ndjekë çdo ditë shtypin e ditës dhe median në tërësi dhe për çdo gjë të informojë në kohë drejtorin e drejtorisë dhe në mungesë të tij drejtorin e përgjithshëm.
  • Të informojë eprorët mbi aktivitetin mediatik të deputetëve në ambientet e Kuvendit, si dhe të bëjë koordinimin e tyre. Të përgatisë informacion për eprorët  rreth problemeve që lidhen me shtypin. Të formulojë sipas porosive të drejtuesve të Kuvendit qëndrimin përkatës rreth dizinformimeve të medias së shkruar dhe asaj vizive ndaj veprimtarisë së Kuvendit.
  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të mediave dhe gazetarët e akredituar në Kuvend në të favor të krijimit të një klime sa më të mirë bashkëpunimi.
  • Të bashkërendojë punën me personat përgjegjës për dorëzimin në sektorin e tij në kohë, me cilësi dhe të sigluar të njoftimeve, informacioneve, procesverbaleve të përmbledhura të seancave dhe të komisioneve, që sipas Rregullores (neni 54, pika 1) do të publikohen në internet ose që do t’u jepen mediave.
  • Të organizojë punën për përgatitjen e buletineve informative mbi veprimtaritë e Kuvendit, të komisioneve parlamentare dhe të Kryetarit të Kuvendit.
  • Të organizojë punën në sektor, të ndjekë zbatimin e detyrave të dhëna dhe të kërkojë disiplinë në punë.
  • Të informojë vazhdimisht drejtorin e drejtorisë dhe të konfirmojë  prej  tij organizimin e konferencave të shtypit, informacionin që përgatitet për faqen e internetit, si dhe problematikën e plotë të akreditimit të gazetarëve në Kuvend.
  • Te siguroje nen orientimin e Drejtorit te Marrëdhënieve me Publikun, menaxhimin e përfaqësuesve te medias se shtypur dhe te shkruar, gjate zhvillimit te seancave plenare te Kuvendit, duke garantuar transmetim te informacionit nga këta përfaqësues, vetëm gjate kohës qe Kuvendi eshte ne punime ne seance (pra mbylljen e transmetimit gjate periudhës së pushimit/pezullimit te Kuvendit).
  • Të paraqesë çdo fund tremujori te drejtori i drejtorisë relacion për ecurinë e punëve e veprimtarisë së sektorit, problematikën e vërejtur, si dhe  strategjinë e punës për periudhat në vazhdim.
  • Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit nën varësinë e tij administrative, në përshtatje me mundësitë e institucionit dhe të kërkojë prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve dhe shtetasve.
  • Të bashkëpunojë me drejtuesit e njësive të tjera organizative për kryerjen e detyrave dhe mbarëvajtjen e punës sa më normale të Kuvendit.
  • Të propozojë fillimin e procedurave  për masa disiplinore për punonjësit në varësinë e tij administrative, në rast se konstaton shkelje ligjshmërie ose moszbatim të përsëritur të detyrave të dhëna. Propozimi i dërgohet  menjëherë drejtorit të  drejtorisë, i cili vendos në lidhje me masën disiplinore.
  • Të ngarkojë edhe me detyra të tjera nëpunësit që janë vartës të tij (në përputhje me profilin e punës së tyre), në rast se kjo është një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e punës.
  • Të hartojë në fillim të çdo viti planin e lejeve për vartësit e tij dhe t’ia paraqesë për miratim drejtorit të drejtorisë. Si rregull leja bëhet në periudhën kur Kuvendi nuk është i mbledhur në sesion.
  • Të marrë leje nga drejtori i drejtorisë për çdo largim jashtë mjediseve të Kuvendit ose vendit të punës gjatë orarit zyrtar. Për largimet jashtë qytetit jashtë orarit të punës vë në dijeni drejtorin e drejtorisë.
  • Të paraqesë propozimet e tij në çdo fund viti në drejtori  në lidhje me  vlerësimin për rezultatet në punë të vartësve të tij dhe objektivat e tyre për vitin pasardhës.
  • Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i   shërbimit.

c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

  • të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë ekzekutive”;
  • ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji
  • të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Të ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në gjuhë të huaja/ shkenca shoqërore/ gazetetari me shkëputje nga puna;
  • Të ketë mbi  5 vjet eksperiencë në punë
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative si dhe profesionale në përgatitjen e informacioneve dhe qëndrimeve për shtyp.
  • Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë dhe zgjidhje të shpejta praktike.
  • Të ketë aftësi  të mira komunikimi.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për  dy 6-mujorët e vitit 2018.

  1. d)Afati i dorëzimit të dokumentave është data09.2019

dh)Në 30.09.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e)Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën10.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
  2. f)Kandidatët do të vlerësohen ngaKomiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  3. g)Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. gj)Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve (pas procesit të ankimimit) do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën10.2019. Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278270 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.