Kuvendi i Shqipërisë, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V
– “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e
ulët apo të mesme drejtuese”, VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të
lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, Komiteti i
Pranimit për Lëvizjen Paralele për konkursin në pozicionin:

  • Përgjegjës për mirëmbajtjes e Sallës
    së Seancës Plenare, në Shërbimin e Mirëmbajtjes brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e
    datës 10.05.2024, nuk është paraqitur asnjë kandidat.
    Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.

 

  •  Këshilltar në Shërbimin e Kërkimit
    dhe Analizës brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 09.05.2024, nuk është paraqitur
    asnjë kandidat.
    Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.