Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, vendimit të Byrosë nr.52, “Për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën
e administratës së Kuvendit”, datë 26.06.2023, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, për konkursin në pozicionin këshilltar, në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të
Integrimit Evropian, pranë Shërbimit të Integrimit Evropian me procedurën “Ngritja në detyrë”,
po ju dërgojmë për publikim emrin e kandidates që do të vazhdojë konkurrimin.
Kandidatia që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në detyrë” për pozicionin,
- Këshilltar, në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, pranë Shërbimit
të Integrimit Evropian është si më poshtë:
1. Znj. Xherina Haxhillari