Kuvendi i Shqipërisë, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit
25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreut VII, pikat 8
dhe 9, po ju përcjellim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurimin me procedurën, “Lëvizja
paralele” për konkursin e shpallur për pozicionin specialist informatike në Shërbimin e
Teknologjisë së Informacionit.

Kandidati që do të vazhdojë konkurimin me procedurën, “Lëvizja paralele” për pozicionin
specialist informatike në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit në konkursin e datës
07.06.2024, është si më poshtë vijon:
1. Z. Andi Hasani