Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 21 dhe
32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe
njësitë e qeverisjes vendore” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për
procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil
të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut III dhe VIII, po ju
përcjellim emrin e kandidates, që do të vazhdojë konkurrimin për konkursin në pozicionin drejtor
i përgjithshëm, në Shërbimin e Integrimit Evropian.
Kandidatia që do të vazhdojë konkurimin për konkursin në pozicionin drejtor i përgjithshëm, në
Shërbimin e Integrimit Evropian është si më poshtë vijon: Znj. Julia Çela
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga
kandidatia, konstaton se kandidatia plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e
pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura