KUVENDI
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, nenit 25, pika 4, shkronja “ b” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, po ju njoftojmë rezultatin e konkursit “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar” në Sektorin e Protokollit.
Komisioni i Brendshëm me vendimin nr.2110, datë 15.05.2019 përfundoi procedurën pa asnjë fitues.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Genci GJONÇAJ
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë. Tel:+3554232261;
www.parlament.al e-mail:genci.gjoncaj@parlament.al