Kuvendi i Shqipërisë – Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar” në Sektorin e Protokollit

KUVENDI

                                                 SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

 

  

       Nr._____ Prot.                                                                            Tiranë,  më  __  __  2019

 

 

Lënda: Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me  procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar” në Sektorin e Protokollit.

 

DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

                                                                   Tiranë

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar” në Sektorin e Protokollit.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar” në Sektorin e Protokollit nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 23.04.2019 është: Z.Ermal Livadhi.

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 15.05.2019, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.

 

 

                                                                                     SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

                                                                            

Genci GJONÇAJ

 

             

 

 

 

 

 

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë.                                  Tel:+3554232261;

www.parlament.al                                                     e-mail:genci.gjoncaj@parlament.al