Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për pozicionin e shpallur “1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Juridike”, të shpallë fitues kandidatin, Z. Bledar Mustafaraj
Ankesat për rezultatet e testimit të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.