Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për vendet e lira të shpallura përkatësisht:
2 (dy) vende në pozicionin “Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit” – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike, të shpallë fitues kandidatët,
1. Arjola Muçaj
2. Isidor Frashni
- 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja” – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, të shpallë fitues kandidatin,
1. Almida Sterjo
- 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Mbrojtjes, Sigurisë dhe Pronës Publike” – diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri Pyjesh, të shpallë fitues kandidatin,
1. Petrit Imeraj