Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI: Për pozicionin e shpallur “Kryeauditues në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore”, të shpallë fitues kandidatin, Znj. Elona Llozana
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për vendet e lira të shpallura përkatësisht:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, të shpallë fitues kandidatin, Artur Cengu.
2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional – në Shkenca Juridike, të shpallë fitues kandidatin, Erjon Saliu.