KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,

 

 

VENDOSI:

 

Për vendet e lira të shpallura përkatësisht:

 

– Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore, të diplomuar në Master Profesional në Shkenca të Bujqësisë dhe Mjedisit, të shpallë fitues kandidatin,

 

Erjon Tahiri

 

 

– Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës, të diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Sociale, të shpallë fitues kandidatin,

 

Brisilda Hyka

 

– Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – të diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Sociale, procedura mbyllet pa fitues.