Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në VKM-në nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
I. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, të shpallë fitues kandidatët:
1. Adhurim Banushaj
2. Klaudio Halili
II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, të shpallë fitues kandidatin:
1. Juljan Graçi
III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor në Shkenca Juridike, të shpallë fitues kandidatin:
1. Sigi Zaimi
IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor në Shkenca Juridike, të shpallë fitues kandidatin:
1. Vjola Kojani