KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të IT;

II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore ;

III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;

IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Juridike/ Financë-Bankë.

Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243, datë 18. 03. 2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar,

 

VENDOSI:

 

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të IT;

II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore ;

III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;

IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Juridike/ Financë-Bankë, të shpallë fitues:

 

1. Majlinda Ndregjoni

2. Vasil Shandro

3. Vinjola Bërthamëza