Drejtoria e Burimeve Njerëzore , në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Kreu IV, si dhe në VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 111, datë 30.12.2022 për:
I. 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të IT;
II. 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore ;
III. 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;
IV. 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike.
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pranimin në shërbimin civil për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:
1. Ardiana Pataj
2. Amar Bakalli
3. Aurela Doci
4. Eva Voci
5. Majlinda Ndregjoni
6. Vasil Shandro
7. Vinjola Bërthamëza
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e martë, më datë 14.02.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.