KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 44, datë 12.04.2024 për:

– 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Farmaci;

– 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Perfomancës – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Edukimi;

– 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.

 

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Farmaci:

1. Aurora Limaj

II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Edukimi:

1. Esmeralda Hoxha

III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike:

1. Artur Mamadhaj

2. Besurie Dodaj

3. Erald Pepa

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e premte, më datë 17.05.2024, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.