Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 40, datë 05.04.2024 për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin “Kryeauditues në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit”.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin e “Kryeaudituesit në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit” plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin, znj. Elira Cukalla
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e martë, më datë 07.05.2024, ora 11:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet ditën e mërkurë më datë 15.05.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.